Perdorimi stringjeve

 Te kuptojme problemet me te dhenat String 

• Shume probleme perdorin manipulimin e karaktereve dhe stringjeve
• Nje String eshte nje klase
– Cdo String i krijuar eshte objekt i klases
– Emri i nje variabli String nuk eshte nje tip i thjeshte te dhenash
– Referencë
• Nje variabel qe mban nje adrese memorjeje

• Krahasimi i dy Stringjeve duke perdorur operatorin e krahasimit (==)
– Nuk krahason vlerat
– Krahason vendndodhjet ne memorje
• Krahasimi i vlerave eshte me i shpeshte se krahasimi i adresave ne memorje.


Shembull:
import java.util.Scanner;
public class KrahasoStringjetMeBarazim
{
public static void main(String[] args)
{
String s1 = "Mary";
String s2;
Scanner in = new Scanner(System.in);
System.out.print("Jepni emrin tuaj ");
s2 = in.nextLine();
if(s1==s2)
System.out.println(s1 + " i barabarte me " + s2);
else
System.out.println(s1 + " jo i barabarte me " + s2);
}
}

Printon:
Jepni emrin tuaj Mary
Mary jo i barabarte me Mary
Process completed.