Programimi i orientuar ne objekte

Klasa eshte nje strukture te dhenash qe permban te dhenat qe karakterizojne vetite e objekteve te saj dhe metodat qe operojne me keto te dhena.

Sipas OOP cdo gje eshte nje objekt dhe cdo objekt eshte pjese e nje klase.

Nje objekt eshte nje shembull i nje klase ose instance e klases.

Ai trashegon veti nga klasa.

Koncepti i klases eshte i perdorshem per shkak te riperdorshmerise se saj.

Per kete arsye ne perdorim objektet ne menyre qe te riperdorim klasa te shkruara me pare.

Nje program mund te kete disa klasa. Vetem nje klase mund te jete public ne nje aplikim.

Objektet kane disa vecori ose atributa qe ne java do te quhen fusha(fields) ose variabla instance.

Pervec atributave objektet kane metoda te shoqeruara me to, dhe cdo objekt qe eshte pjese e nje klase zoteron te njejtat metoda. Psh per gjithe objektet e klases Party do te perdoren metodat setDate() dhe setTime() te cilat marrin si argumenta daten dhe oren e nje pary te caktuar.

Ka edhe disa metoda te klases qe mund te kthejne vlere. Psh metoda getDate() mund te perdoret nga te ftuarit per te marre daten e organizimit te festes.