Tipet float dhe double

Tipet float dhe double perdoren per te ruajtur numra me presje.

Tipi float ruan vlera deri ne 6 ose 7 shifra pas presjes, kurse tipi double deri ne 14-15 shifra.

Vlera 324616777 shfaqet 3.24617e+008 qe do te thote afersisht 3.24617 here 10 ne fuqi 8 ose 324617000. Ky format quhet shenim shkencor. Vlera me e madhe permban vetem 6 shifra me vlere.

Madhesia ne byte dhe limitet e vlerave per tipet  float dhe double:

float  –3.4 * 1038      deri    3.4 * 1038   4    byte

double    –1.7 * 10308    deri    1.7 * 10308 8    byte

Per inicializimin e nje variabli te tipit float vendoset nje F ose f ne fund te numrit.

float nr = 4.87F;

Nje numer i plote konstant eshte int. Nese numri eshte me presje tipi i tij caktohet double.

  1. Kthimi i tipit ne menyre implicite (automatike)

Nese kryejme veprime aritmetike me variabla ose konstante te te njejtit tip, tipi i shprehjes nuk ndryshon.

 

Nese kryejme veprime aritmetike me tipe te ndryshme, Java zgjedh nje tip te unifikuar per rezultat.

Tip i unifikuar eshte ai tip ne te cilin konvertohen gjithe operandet ne nje shprehje me tip me perparesi me te larte.

Rendi i perparesise midis tipeve , nga tipi me perparesi me te madhe tek ai me perparesi me te vogel.

  1. double
  2. float
  3. long
  4. int

  1. Kthimi i tipit ne menyre eksplicite (manuale):

Detyron nje vlere te nje tipi te konvertohet ne nje tip tjeter.

 

Per kete mjafton te vendosim tipin ne te cilin duam te konvertojme midis kllapave, perpara variablit qe duam te konvertojme perkohesisht.

 

P.sh:

double a = 5.26;

int b = (int)a; // i jep variabit b vleren 5.